Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, priti bjeshkatarin gjerman, Moritz Reme dhe alpinistin, Diar Selimi.
Sipas njoftimit të Komunës, ata prezantuan idenë për zhvillimin e një qendre rekreative për ngjitje bouldering dhe ngjitje sportive me litarë, ku pritet të organizohen edhe trajnime të ndryshme.
Siç bëhet e ditur, projekti parashihet të realizohet në faza dhe ka potencial të madh, veçanërisht për shkak të qasjes së drejtpërdrejtë në Parkun Nacional.
“Qëllimi është që Prizreni të krijojë një pikë të njohur për ngjitje sportive dhe aktivitete malore, duke i dhënë një dimension të ri turizmit dhe rekreacionit në qytetin tonë.” – thuhet në njoftim.
Me këtë rast kryetari Totaj tha se Komuna e Prizrenit do ta mbështesë këtë nismë në kuadër të kompetencave dhe mundësive që disponon.
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.