Pierre Richard Prosper, avokat në ekipin mbrojtës të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur për vendimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Në një intervistë në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Prosper deklaroi se, sipas tij, në këtë proces “drejtësia u tradhtua”.
Ai foli edhe për mundësinë e ngritjes së aktakuzave të reja nga Gjykata Speciale, duke iu referuar faktit se në vendimin final janë përmendur edhe emra të tjerë të personaliteteve të UÇK-së.
Avokati i Thaçit u pyet edhe për mbështetjen financiare që Qeveria e Kosovës u ka ofruar ish-krerëve të UÇK-së për mbrojtjen e tyre në Hagë.
Prosper tha se Qeveria e Kosovës ka qenë mbështetëse, ndërsa shprehu dyshime se çfarë më shumë do të mund të bënte ajo për të ndikuar në rezultatin e procesit.
“Nuk do të futem në mbështetje financiare, mendoj se Qeveria ka qenë mbështetëse dhe, për të qenë i sinqertë, nuk jam i sigurt se çfarë tjetër do të mund të bënte tjetër për të ndryshuar këtë rezultat. E thashë se është diçka që ka qenë e paravendosur”, deklaroi Prosper.
Ai vlerësoi punën e ekipit mbrojtës, duke thënë se është organizuar “një nga mbrojtjet më të mira në historikun e Tribunaleve”.
“Kur kemi një komandant të forcave aleate ku ka gjithë preparatin prapa vetes e të jep këto informata, dhe diplomatë të lartë nga bota, çka tjetër mundet një Qeveri siç është ajo e Kosovës të bëjë?”, tha Prosper.
Emisioni i plotë:
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.