Zyrtari i lartë i degës së AAK-së në Prizren, aktualisht zv/ministër në detyrë i Bujqësisë Bajram Kastrati, është kandidati i radhës i këtij subjekti politik nga Prizreni i cili do të garojë për postin e deputetit në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Lajmin për zyrtarizimin e kandidatures e ka bërë publik vet ai përmes një postimi në facebook. Postimi i plotë Të dashur familjarë, Të nderuar qytetarë të Prizrenit dhe më gjërë, miq dhe bashkëvendas të mi,
Po fillojë një rrugëtim të ri, duke iu falenderuar kryetarit të AAK-së, z.Ramush Haradinajt dhe degës së AAK-së në Prizren me kryetar z.Lulzim Kabashin, që më dhanë besimin të jem pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Tani që po hyjmë në këtë fazë të re politike të tregojmë maturi si çdo herë, ju ftoj të jemi të bashkuar, sepse vetëm kështu mund të ecim përpara. Vetëm të bashkuar do t’i tejkalojmë sfidat dhe të garantojmë suksesin. Uroj të na ecë mbarë!
I juaji Bajram Kastrati