PRIZRENI ME RAJON

Babai rrah vajzën e vet në Malishevë, arrestohet

Babai rrah vajzën e vet në Malishevë, arrestohet
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Prill 2022, 12:19

Policia ka arrestuar një person në Malishevë pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht vajzën e tij, raaporton PrizrenPress

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe të njëjtës iu është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Malishevë, 03.04.2022-15:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht vajzën e tij, viktimën femër kosovare. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori, me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika