Haxhi Avdyli, e ka quajtur një lloj hakmarrje ndaj tij vendimin e Degës së LDK-së për ta shkarkuar nga të gjitha pozitat.“Jemi çuditur me vendimin sepse kemi shpreh vullnetin publik. Ai akt po duket akt i ulët politikë. I ngjan një lloj hakmarrjeje të ulët. Nuk mërzitemi. Është mënyrë e një mendësie të vjetër të diferencimit. Tani edhe është koha që t’i ndajmë rrugët”, ka thënë Avdyli, njofton Klan.
“Isa Mustafa, Agim Veliu dhe disa të tjerë me lojëra e kanë dëmtuar vullnetin e qytetarëve. Vjosa Osmani është anashkaluar, përjashtuar dhe tash fyhet. Albin Kurti… mund të kemi mospajtime të ndryshme. Ai ishte më i votuari… Nëse vendimi im për të mos e votuar shkarkimin e Kurtit, është punë kundër LDK-së jam krenar”.





