Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë sot me datë 16.10.2023, në regjionin e Prizrenit ka organizuar aksion kontrolli mbi lokalet e gastronomisë qe shërbejnë ushqime të shpejta ( Fast Food). Janë përfshirë komuna e Prizrenit dhe Malishevës.
Përmes 6 ekipeve inspektuese të udhëhequra nga Koordinatori i zyrës regjionale të AUV-së në Prizren. Është arritur të realizohen 28 inspektime të detajuara sipas urdhrit të Ministrit të MBPZHR-së dhe Drejtorit Ekzekutivë të AUV-së.
Nga 19 inspektimet në Prizren dhe 9 inspektimet në Malishevë janë mbyllur 5 lokale. Janë iniciuar 6 lëndë kundervajtëse.






