PRIZRENI ME RAJON

Arrihet koalicioni PDK- Nisma në Prizren

Arrihet koalicioni PDK- Nisma në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Nëntor 2021, 14:06

Para pak çastesh është arritur koalicioni ndërmjet PDK-së e Nismës në Prizren. Lajmi është bërë i ditur nga Dega e Nismës në Prizren, raporton TV Prizreni

Njoftimi i plotë:

NISMA në Prizren edhe në të kaluarën i ka shërbyer ndryshimit, ndryshim që për fat të keq para katër viteve ka qenë më shumë deklarativ se përmbajtësor, e për të cilën edhe qytetarët u bindën se qeverisja e keqe e viteve të fundit duhet të gjykohet me votë, për të cilën strukturat tona të degës dhe nëndegëve, si dhe gjithë aktivistët dhe simpatizantët kudo që veprojnë në komunën e Prizrenit, do të kontribojnë për ndryshim që me të drejtë e presin qytetarët e Prizrenit.

Mbështetja për Shaqir Totajn me 14 nëntor, është edhe mbështetje e projekteve tona të prezantuara gjatë fushatës nga kryetari Nismës në Prizren, Zafir Berisha.

Zyra për Informim,
NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren.
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika