Prokuroria Themelore në Prizren, njofton se sot rreth orës 04:50 të mëngjesit ka ndodhur një shpërthim në Tregun e Kafshëve në Prizren. Nga ky shpërthim dhjetë persona kanë pësuar lëndime trupore, pesë prej tyre janë dërguar nê QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor, ndërsa pesë persona tjerë janë liruar në shtëpi pas trajtimit në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
Arrestohet njëri nga të dyshuarit për shpërthimin në Tregun e Kafshëve

Në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori kujdestar dhe njësitë relevante policore për të hetuar rastin.
Lidhur me rastin, tre persona të dyshuar janë identifikuar, njëri prej tyre është arrestuar dhe gjendet nën masën e ndalimit, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë në kërkim. Prokuroria dhe policia janë duke punuar intensivisht për kapjen e tyre, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Prizren.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Nis edicioni i 25-të i “DokuFestit”

Sekuestrohen produkte për trajtimin e flokëve me vlerë 4 mijë e 600 euro në kufirin e Vërmicës

EC Ma Ndryshe: Panelet e dëmtuara në Lokalitetin Arkeologjik mbeten pa u riparuar edhe pas një viti

