PRIZRENI ME RAJON

Arrestohet një person në Suharekë, kishte vjedhur një llaptop dhe tre telefona  

Arrestohet një person në Suharekë, kishte vjedhur një llaptop dhe tre telefona   
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Prill 2024, 13:43

Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Suharekë me datën 04.04.2024 përmes rrugëve operative ka arritur që të lokalizoj dhe arrestoj   të dyshuarin: Q.K (viti i lindjes 1984), mashkull kosovar shqiptar).

Arrestimi i tije është bërë me dyshimin se i njëjtit ka qenë i përfshirë në një rast vjedhje e rëndë e ndodhur me datën 29.03.2024, në fshatin Sopij të  Suharekës, ku i dyshuari kishte vjedhur një laptopi dhe tre telefona mobil. I njëjti është  intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka udhëzuar qe i dyshuari të ndalohet për 48orë.Rasti po hetohet nga njësiti i hetime te stacionit policor në Suharekë, thuhet në komunikatën e DRP-së në Prizren.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika