Një rast i dhunës në familje ka ndodhur mbrëmë para mesnatës në rrugën “Wesli Clark” të Prizrenit. Policia njoftoi se një burrë ka tentuar ta fus në veturë më zor vajzën e tij, të cilën edhe e ka kërcënuar.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë njoftuar se rastin e ka denoncuar në Polici viktima, e cila ka deklaruar se si babai i saj R.I., tentoi ta fus në veturë, duke e kërcënuar.
Sipas deklaratës së dhënë para hetuesve policorë, vajza ka treguar se rasti ka ndodhur derisa ajo kishte qenë duke ecur rrugës, kur për një moment babai i saj e ndal makinën dhe e kap atë për rrobash, duke tentuar ta fus brenda.





