Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i cili po kërkohej për vjedhje të rëndë në qytetin e Prizrenit.
“Me datë 13 Prill 2023, rreth orës 09:30 Njësitet policore të Stacionit Policor Prizren, bazuar në informacionet e mbledhura përmes rrugëve operative, kanë lokalizuar dhe kane arrestuar te dyshuarin S. B. (24 vjeçar).I njëjti ka qene në kërkim policor për veprën penale “Vjedhje e rëndë” dhe “vjedhje e rëndë në bashkëkryerje”, thuhet në njoftim.





