Zyra për informim publik e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, përmes një komunikate, njofton se me datën 03 mars 2021 rreth ores 04:20 min., ne rrugën “Xhavit Bajraktari” në Suharekë, ka ndodhur një rast grabitje në një pompë te derivateve, ku sipas deklaratës së viktimës dy persona të dyshuar më maska anticovid-19 dhe me armë në dorë duke e kërcënuar viktimën i kanë kërkuar para, dhë më këtë rast sipas deklaratës së viktimës të dyshimtit kanë arritur ti marrin para në vlerë 2500 euro (dy mijë e pesëqind euro).
Të dyshimtit të panjohur për viktimën ishin larguar në drejtim të panjohur. Policia pas deklaratës së viktimës dhe informatave të mbledhura nga vendi i ngjarjes kishte filluar me një hetim preliminar duke mbledhur dëshmitë relevante nga vendi i ngjarjes.
Sektori i hetimeve në Suharekë duke punuar me profesionalizëm dhe duke krijuar profilin e personave të dyshimtë në bazë të deklaratës së viktimës dhe vëzhgimin e kamerave në zonë, ka arritur që përmes rrugëve operative-hetimore të bëjë identifikimin e më pas arrestimin e njërit nga të dyshuarit e këtij rasti të grabitjes. I dyshimti S.H i lindur në vitin 1978, është arrestuar dhe ndaj tij është ushtruar kallëzim penal për grabitje.
Në lidhje me këtë ngajrje policia ka qënë në koordinim dhe bashkëpunim me prokurorin e Shtetit i cili ka lëshuar aktvendim për ndalim ndaj personit të dyshuar.
Policia është duke punuar për identifikim e personit të dytë në këtë rast dhe sigurisht se shumë shpejt edhe i dyshimti tjetër do të jetë para organeve të drejtësisë, thuhet në fund të komunikatës.