Konsumimi i drogës është një dukuri që po lulëzon në të gjitha qytetet dhe po prek në veçanti të rinjtë, duke e dëmtuar kështu shëndetin e tyre, raporton Gazeta Sinjali. Një rast i tillë është zbuluar edhe mbrëmë në mesnatë, ku gjatë patrullimit në një pikë kontrolli në rrugën “Tahir Sinani” në Prizren, Policia ka ndaluar një veturë, nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme.
Gjatë kontrollimit të veturës, ku ishin disa persona, te njëri prej tyre zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar nga i riu disa qese me marihuanë, mulli për bluarjen e substancës narkotike, thikë e para të gatshme.





