Përmes një komunikate për media, zyra për informim publik e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, njofton se mbrëmë rreth orës 22:00 një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në fshatin Zhur të Prizrenit, pasiqë është kapur në flagrancë duke tentuar të kryejë vjedhje në një shtëpi.
Arrestohet në flagrancë duke vjedhur në Zhur një shtetas i Shqipërisë

“Mbrëmë në fshatin Zhur të Prizrenit rreth orës 22, një i dyshuar mashkull shtetas i Shqipërisë është arrestuar për shkak se është kapur në flagrancë duke tentuar të kryej vjedhje në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatën e zyrës për informim te DRP-së në Prizren.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Komisioni për Komunitete viziton shkollat e Prizrenit për të vlerësuar nevojat e nxënësve

Nënshkruhen kontratat, 250 studentë në Prizren përfitojnë bursa nga 700 euro

Spitali i Prizrenit forcon standardet e kujdesit infermieror

