Policia në Prizren përmes një komunikate njofton se më 28 mars, në orën 15:30, në objektin e Kuvendit Komunal në Prizren, në zyre të Drejtorisë për Shërbime Publike, i dyshuari G. P., i datëlindjes 1986 m/sh/k, ushtroi presion dhe i kanosi personat zyrtarë lidhur me një tender për instalimin e ndriçimit publik në komunën e Prizrenit.
Arrestohet i dyshuari nga Prizreni pasi kanosi dhe bëri presion ndaj zyrtarëve të DSHP-së Prizren

Hetuesit policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren me datën 04.04.2022 kanë intervistuar viktimat në lidhje me rastin, ndërsa sot 05.04.2022 në prezencë të avokatit mbrojtës është intervistuar edhe i dyshuari i lartcekur.
Me vendim të PTH në Prizren, i dyshuari ndalohet në ndalim policor në kohëzgjatje prej 48 orëve. Rasti nën hetime, thuhet në komunikatë.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Komisioni për Komunitete viziton shkollat e Prizrenit për të vlerësuar nevojat e nxënësve

Nënshkruhen kontratat, 250 studentë në Prizren përfitojnë bursa nga 700 euro

Spitali i Prizrenit forcon standardet e kujdesit infermieror

