PRIZRENI ME RAJON

Arrestohen tre persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve në Rahovec

Arrestohen tre persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve në Rahovec
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Mars 2022, 12:57

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve në Rahovec.

Të dyshuarit B.H. 24-vjeçar, L.M. 24-vjeçar dhe M.H. 21-vjeçar janë arrestuar të martën.

Ata akuzohen për disa raste të vjedhjeve në fshatin Gexhë të Rahovecit. Në Stacion Policor në Rahovec më 5 mars u raportua për dy raste të vjedhjeve, ku ishin vjedhur 3000 euro e 2000 franga zvicrane.

“Pas një pune hetimore, Njësia e hetimeve pranë Stacionit policor Rahovec, ka arritë të arrestojë të dyshuarit e lartcekur lidhur me disa rastet të vjedhjeve të ndodhura në këtë fshat. Të tre të dyshuarit janë intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës ndërsa njëri prej tyre ka pranuar se është kryersi i këtyre veprave të vjedhjeve në bashkëkryerje me dy të dyshuarit të cekur. Gjatë kontrollit – bastisjës së shtëpisë dhe objekteve percjellese tek një i dyshuar është gjetë një armë zjarri ( revole) e cila është konfiskuar. Lidhur me këtë prokurori i shtetit ka marrur vendim për ndalim policor ndaj tre të dyshuarit për 48 orësh“, njofton Policia e Kosovës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika