Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren përmes një komunikate për media ka njoftuar se zyrtarët policor nga Stacioni Policor “Prizren”, në vazhdën e implementimit të planit operativ për realizim dhe ekzekutimin e urdhëresave gjyqësore me 06.03.2025,rreth orës 15:30 min në Prizren, është arrestuar i kërkuari T K 33 vjeçar, m/sh/k, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prizren kishte lëshuar Urdhëresat.
Ai ishte i kërkuar me urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore ne Prizren, për veprën penale “Posedim i narkotikëve . Në një rast tjetër, me 07.03.2025,rreth orës 10:00 min në Prizren është arrestuar i kërkuari B.Q 45 vjeçar, m/sh/k, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prizren kishte lëshuar Urdhëresat. Ai ishte i kërkuar me urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore ne Prizren, për veprën penale “Vjedhje “ dhe “Vjedhje e rëndë”.





