PRIZRENI ME RAJON

Arrestohen dy të dyshuar nga Prizreni për veprën penale “Vrasje në tentativë”

Arrestohen dy të dyshuar nga Prizreni për veprën penale “Vrasje në tentativë”
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Qershor 2022, 13:53

Policia Rajonale e Prizrenit në një komunikatë për media ka njoftuar se më datën 01.06.2022, në orën 16:35 Policia në Prizren ka pranuar një informatë se në rrugën “Ali Hadri” në Prizren kishte ndodhur një rast i therrjes, reagimi policor ishte i menjëhershëm, patrulla ka dalë në vendngjarje, është kërkuar emergjenca ku viktimën e kanë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Regjional të Prizrenit, ku sipas mjekut viktima ishte i therur në shpinë, duke marrë lëndime të rënda , por jashtë rrezikut për jetën.

Hetuesit dhe teknika kriminalistike kanë dalë në vendngjarje ku është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes, por nuk është arritur të gjendet mjeti me të cilin dyshohet të jetë kryer vepra. Patrulla policore ka arritur që t’i identifikojë dhe arrestojë dy të dyshuar:

• R.G., i datëlindjes 2003 m/sh/k dhe
• R.M., i datëlindjes 2002,m/sh/k

Të njëjtit janë shoqëruar në stacionin policor në Prizren dhe janë intervistuar lidhur me rastin. Për këtë vepër është njoftuar prokurori i shtetit cili ka urdhëruar që të dyshuarit të dërgohen në mbajtje për 48 orë.

Rasti po hetohet nga sektori i hetimeve të stacionit policor në Prizren, thuhet në njoftim./tvprizreni.net/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika