Zyra për Informim në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë ne Prizren njofton se përpos punës dhe angazhimeve të vazhdueshme në ruajtjen e rendit publik dhe parandalimin e veprave penale, Stacioni Policor në Suharekë është duke realizuar edhe ekzekutimin e urdhëresave të lëshuara nga gjykata.
Një urdhëresë e tilla është realizuar me datë 31.01.2022, ku rreth orës 09:40, në Suharekë është arrestuar dyshuari Y.G., 35 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prizren/Dega ne Suharekë, kishte lëshuar urdhëresat PED.nr.16/2021, për veprën penale ,,Vjedhje e Rendë ”.





