Dy persona janë arrestuar pasi morën pjesë në vjedhjen e një mjeti motorik, rast të cilin policia e ka cilësuar si “vjedhje të rëndë”.
Policia në Prizren ka pranuar informatën për vjedhje dhe pas një aksioni operativ hetimor dhe në bashkëpunim me njësitet policore të rajonit të Prishtinë janë identifikuar dy të dyshuara: V.G, lindur në vitin 1993 dhe L.K, lindur në vitin 1999.
Në rajonin e Prishtinës me urdhër të prokurorit janë bastisur shtëpitë e te dyshuarve në lagjen Hajvali në Prishtinë.
Policia gjithashtu ka arritur të lokalizojë pronën e vjedhur dhe në një zonë malore ne komunën e Prishtinës dhe ajo iu kthye pronarit.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari nr.2 është ndaluar në mbajtje për 48 orë.
Rasti është duke u hetuar nga SRH-Prizren.