Nesër klubi i Prizrenit, FC Liria, zhvillon ndeshjen vendimtare për tu futur në Superligën e futbollit kosovar kundër Ferizajit.
Mobilizimi i qytetarëve të Prizrenit e në veqanti i tifogrupit “Arpagjik’t” është shumë i madh.
Që nga ditët e para të javës përgaditjet kanë qenë të shumta me vendosjen e llogos së klubit tek ura e Arastës dhe me dekorimin e qytetit me ngjyrat bardh e zi.
Djemt e Lidhjes po punojnë që nesër të jetë spektakël i vërtetë në Podujevë.
Janë siguruar rreth 20 autobusë dhe nisja e organizuar nga Prizreni bëhet rreth orës 12:00 tek Qendra Sportive. Udhëtimi dhe biletat janë falas për qytetarët e Prizrenit.
Arpagjik’t presin vetëm fitore nga ky duel dhe futjen e Lirisë në Superligë.
“Presim vetëm fitore nga ekipi i zemres tonë dhe të inkuadrohet aty ku e ka vendin, Liria në Superligë, lojtarët janë të motivuar nga i gjithë qyteti i Prizrenit. Sa i përket tifo grupit “Arpagjik’t”, organizimet nuk kanë të ndalur, jo vetëm tani por gjatë gjithë sezonës ne jemi aty, si në humbje ashtu dhe në fitore. Ata që janë prizrenali janë të informuar rreth udhëtimit me 4 qershor. S’ka arsye për mungesa, krejt Prizreni n’Podujevë”, thuhet në shkrimin e “Arpagjik’t” dërguar redaksisë sonë.
Dueli mes Lirisë dhe Ferizajit do të transmetohet edhe në sheshin Shatërvan në ekran gjigand.
Ndeshja fillon nga ora 15:00.