PRIZRENI ME RAJON

Armend Kryeziu, futbollisti prizrenas që po shkëlqen në Ligën e Dytë të Kosovës

Armend Kryeziu, futbollisti prizrenas që po shkëlqen në Ligën e Dytë të Kosovës
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Mars 2023, 18:17

Armend Kryeziu, 20 vjeçari nga Prizreni, po shkëlqen në klubin e tij FC” Prizreni” i cili garon në Ligën e Dytë të Kosovës.

Vetëm gjatë stinorit vjeshtor, Kryeziu kishte shënuar rreth 19 gola.

Ai ka vazhduar me formë të shkëlqyeshme edhe në stinorin pranveror. Në dy javët e para të këtij stinori, Kryeziu ka realizuar 5 gola në 3 ndeshje. Lojën e fundit ai ishte protagonisti kryesor në ndeshjen kundër KF Sharrit, duke shënuar hatt-trick me 3 gola për t’ia siguruar fitoren bindëse prej 4:0 skuadrës së tij.

Armend Kryeziu luan si qendërsulmues në klubin prizrenas. Ai shpreson që ta vazhdojë këtë formë të mirë edhe më tutje.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika