Kompania “Arc & Pika Group”, me drejtor Shkodran F Kryezi, nga dita e sotme do të jetë sponsor i radhës i klubit futbollistik “ Prizreni”. Një gjë e tillë është bërë e ditur në rrjetin social facebook, përmes një njoftimi nga vet drejtori i kësaj kompanie, z. Kryeziu, dhe kapiteni i FC “ Prizreni”, Alban Hamzaj.
“Arc & Pika Group”, sponsor i ri i klubit FC “ Prizreni”

Ndryshe, skuadra FC “ Prizreni” e cila garon në Ligën e Dytë të Kosovës në futboll, në start të kampionatit ka shënuar 3 fitore nga po aq ndeshje të zhvilluara, duke tubuar pikë maksimale dhe ndodhet në kreun e tabelës së klasifikimit. Bashkëpunimi me kompaninë “Arc & Pika Group”, do të jetë mbështetje shtesë për këtë skuadër e cila synon që nga viti i ardhshëm të jetë në një rang më të lartë garash të futbollit kosovar.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Komisioni për Komunitete viziton shkollat e Prizrenit për të vlerësuar nevojat e nxënësve

Nënshkruhen kontratat, 250 studentë në Prizren përfitojnë bursa nga 700 euro

Spitali i Prizrenit forcon standardet e kujdesit infermieror

