Dy vëllezërit Paqarizi që tash e 4 ditë janë të shtrirë në Spitalin Rajonal ‘Daut Mustafa’ në Prizren, janë në mesin e mbi 200 personave që dyshohet se u helmuan nga ushqimi i konsumuar në një lokal në Malishevë, raporton Klan Kosova.
Njëri nga ta qe në gjendje të rëndë saqë në spital u soll me autoambulancë të premten mbrëma e pati dhimbje të barkut, kokës, temperaturë e barkqitje.
Fluksi i të helmuarve që kulmoi gjatë vikendit, filloi të ulet në këtë fillimjavë, teksa u janë bërë krejt ekzaminimet e nevojshme.





