PRIZRENI ME RAJON

Ankohen zhurianët, mbesin pa rrymë e pa ujë

Ankohen zhurianët, mbesin pa rrymë e pa ujë
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Nëntor 2023, 15:37

Kryetari i Bashkësisë Lokale Zhur, Behar Begaj, përmes një shkrimi ka njoftuar se po përballen me mungesë edhe të ujit edhe të rrymës.

Njoftimi i plotë:

Alo Komuna e Prizrenit

Alo Shtabi Emergjent!

Alo Keds Energy!

Ju njoftojmë se Zhuri dhe fshatrat për rreth nga dita e shtunë nuk kemi rrymë, kësaj problematike i shtohet edhe mungesa e ujit të pijes.

Ju e dini se Zhuri, Vërmica, Dobrushti dhe Shkoza, furnizimi me ujë të pies bëhet me pompa elektrike dhe në munges të rrymës neve na u ndalet edhe furnizimi me ujë.

Sot, si pasojë e mungesës së rrymës në fshatrat Vërmicë dhe Shkozë, nuk është zhvilluar procesi mësimorë.

Komuna e Prizrenit nuk është në gjendje tu dalë në ndihmë qytetarëve të sajë, nuk funksionon “Shtabi emergjent”

Prandaj kërkojmë nga ju, që në mënyrë institucionale të merrni masa që të eliminohen defektet dhe qytetarëve t’i kthehet furnizimi me rrymë dhe ujë.

Me respekt Kryetari i BL.Zhur Behar Begaj!

 

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika