Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, gjatë ditës së sotme po qëndron në Prizren.
Gjatë vizitës së tij në qytetin e Prizrenit ai është takuar edhe me kryetarin e kësaj komune, Shaqir Totajn.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, gjatë ditës së sotme po qëndron në Prizren.
Gjatë vizitës së tij në qytetin e Prizrenit ai është takuar edhe me kryetarin e kësaj komune, Shaqir Totajn.
Këtë e bëri të ditur vetë kryetari Totaj, përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook.
“Kisha kënaqësinë sot, në një drekë miqësore, të diskutoj për fuqizimin e marrëdhënieve tona me Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde. Me këtë rast, biseduam për thellimin e bashkëpunimit, në disa fusha, që do ta rregulloj mirëqenien e qytetarëve të Komunës së Prizrenit”, ka shkruar kryetari Totaj.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.



