PRIZRENI ME RAJON

ALG “Loyola-Gymnasium” në Prizren hap dyert për nxënësit ukrainas, të dëbuar nga vatrat e tyre

ALG “Loyola-Gymnasium” në Prizren hap dyert për nxënësit ukrainas, të dëbuar nga vatrat e tyre
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Mars 2022, 16:35

Dy nxënëse nga Ukraina, të cilat bashkë me prindërit e tyre janë strehuar në Kosovë, të hënën do të fillojnë mësimin në ALG “Loyola-Gymnasium” në Prizren, njëra në shkollën fillore, e tjetra në gjimnaz.

“Si në shkollën fillore, ashtu edhe në atë të mesme, ne kemi hapur dyert për fëmijët dhe u ofrojmë atyre një vend ku mund të mësojnë të sigurt dhe t’i plotësojnë nevojat e tyre”, thotë z. Elias Koller, drejtor ekzekutiv i “Loyola-Gymnasium”.

“Ne jemi të lumtur që shkolla jonë ka mundësi të ofrojë tërë kapacitetet e saj për fëmijët ukrainas, duke llogaritur këtu edhe gatishmërinë e tërë stafit për mirëkuptimin dhe angazhimin e tyre për të bërë hapin e nevojshëm shtesë, për hir të solidaritetit ndërkombëtar, bashkëjetesës ndërkulturore dhe promovimit të paqes”, thekson z. Koller, sipas të cilit “Loyola-Gymnasium” do të vijojë të promovojë këto vlera dhe se ndihet krenar për këtë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika