PRIZRENI ME RAJON

Albulena Balaj Halimaj: Në fokus të takimit me Fatmir Limajn ishte dinjiteti i luftës çlirimtare të UÇK-së

Albulena Balaj Halimaj: Në fokus të takimit me Fatmir Limajn ishte dinjiteti i luftës çlirimtare të UÇK-së
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Nëntor 2026, 23:03

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka qëndruar në Prizren, ku është pritur nga kryetarja e degës së kësaj partie në Prizren, Albulena Balaj Halimaj.

Përmes një postimi, Balaj Halimaj ka bërë të ditur se gjatë takimit kanë diskutuar për zhvillimet aktuale politike dhe sfidat me të cilat po përballet Kosova pas aktgjykimit të 16 shtatorit në Hagë.

Sipas saj, në fokus të diskutimit kanë qenë dinjiteti i luftës çlirimtare të UÇK-së, përgjegjësia institucionale dhe nevoja për qëndrime të qarta lidhur me çështjet me rëndësi shtetërore.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika