LAJME

EC Ma Ndryshe: Ndërhyrjet e paautorizuara vazhdojnë në Qendrën Historike të Prizrenit

EC Ma Ndryshe: Ndërhyrjet e paautorizuara vazhdojnë në Qendrën Historike të Prizrenit
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Nëntor 2026, 11:52

Sipas organizatës “EC Ma Ndryshe”, ndërhyrjet e paautorizuara brenda Qendrës Historike të Prizrenit po vazhdojnë.

EC-i njofton se një rast i tillë është evidentuar së fundmi, kur një operator ekonomik ka intervenuar në fasadën e jashtme të një objekti pa siguruar lejet përkatëse.

Siç bëhet e ditur, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren ka konfirmuar se pronari i objektit nuk posedon leje për këto ndërhyrje dhe se për rastin është njoftuar Inspektorati Komunal. Ndërkaq, thuhet se Këshilli i Trashëgimisë Kulturore për Qendrën Historike të Prizrenit ka bërë të ditur se nuk ka pranuar asnjë kërkesë për këtë aktivitet.

“Ligji për Qendrën Historike të Prizrenit përcakton kufizime të qarta për ndërhyrjet në këtë zonë, me qëllim të ruajtjes së autenticitetit dhe integritetit të saj. EC Ma Ndryshe është në pritje të përgjigjeve edhe nga institucionet e tjera lidhur me veprimet e ndërmarra për këtë rast.” – thuhet në reagim.

EC Ma Ndryshe ka rikujtuar se mbrojtja e Qendrës Historike është përgjegjësi e vazhdueshme institucionale dhe qytetare.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika