Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut në bashkëpunim me Doganën kanë ndaluar vendosjen në treg të rreth 150.000 lodrave për fëmijë me origjinë nga Kina.
Pas inspektimit në pikat doganore dhe gjatë kontrollit është konstatuar se lodrat e ndaluara nuk i plotësonin kërkesa themelore të përcaktuara me rregulloren për sigurinë e lodrave.
“IQMT rikujton se lodrat për fëmijë, që nuk përmbushin kërkesat dhe standardet e përcaktuara me legjislacionin në fuqi mund të paraqesin rrezik serioz për sigurinë dhe shëndetin e fëmijëve”, thuhet në njoftim.
Tutje në një komunikatë për media është bërë e ditur se ky aksion është realizuar në kuadër të një aktiviteti të përbashkët të mbikëqyrjes së tregut në të gjitha vendet anëtare të CEFTA-s, me qëllim të forcimit të kontrollit dhe parandalimit të hyrjes në treg të produkteve që nuk përmbushin standardet e sigurisë.
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.