LAJME

Arrestohen katër shtetas turq në Prizren, dyshohet se mbajtën një person peng për 12 orë

Arrestohen katër shtetas turq në Prizren, dyshohet se mbajtën një person peng për 12 orë
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Nëntor 2026, 11:07

Katër shtetas të Turqisë janë arrestuar në Prizren për veprat “Shtrëngim”, “Privim i kundërligjshëm nga liria” dhe “lëndim i lehtë trupor”.

Sipas njoftimit të dyshuarit fillimisht e kishin sulmuar fizikisht viktimën i cili gjithashtu është shtetas i Turqisë dhe pastaj e kishin futur në një veturë dhe e kishin mbajtur për 12 orë kundër vullnetit të tij në një shtëpi private. 

Lidhur me rastin në cilësi të provave materiale është sekuestruar edhe një veturë. 

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika