LAJME

Komuna e Dragashit hap thirrjen për subvencionimin e ushqimit për kafshë, shpezë dhe bletë

Komuna e Dragashit hap thirrjen për subvencionimin e ushqimit për kafshë, shpezë dhe bletë
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Nëntor 2026, 09:57

Komuna e Dragashit ka hapur thirrje për aplikim për fermerët e komunës, për subvencionimin e ushqimit për kafshë, shpezë dhe bletë. Kjo mbështetje financiare synon të ndihmojë fermerët në përballimin e vështirësive ekonomike dhe rritjes së çmimeve të produkteve bujqësore.

Sipas njoftimit të Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari, Inspek­sion, Turizëm dhe Zhvillim Rural, në kuadër të kësaj thirrjeje mund të aplikojnë fermerët që posedojnë lopë qumështore, kafshë të imëta, përkatësisht dele dhe dhi, si dhe ata që merren me kultivimin e pulave, fëllëzave vojse dhe bletarinë.

Qëllimi i kësaj thirrjeje është lehtësimi i gjendjes ekonomike të fermerëve të regjistruar në Komunën e Dragashit, duke ndihmuar në tejkalimin e sfidave të shkaktuara nga kriza ekonomike dhe rritja e kostove të prodhimit.

Përmes këtij subvencionimi, Komuna synon uljen e shpenzimeve të prodhimit, rritjen e të hyrave në ferma, përmirësimin e konkurrueshmërisë, si dhe rritjen e rendimentit dhe cilësisë së prodhimit.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë nga data 11.11.2026 – 25.11.2026, thuhet në njoftimin e Komunës së Dragashit.  

 

 

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika