Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me drejtorin e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Adem Morina, kanë përfaqësuar Prizrenin në Konferencën e Berlinit 2026, një platformë ndërkombëtare që promovon artin, kulturën dhe turizmin.
Përmes një njoftimi, Totaj ka bërë të ditur se një nga zhvillimet më të rëndësishme të kësaj pjesëmarrjeje është anëtarësimi i Prizrenit në European Festivals Association (EFA), rrjetin evropian të festivaleve.
Sipas tij, ky anëtarësim pritet të krijojë mundësi të reja për bashkëpunim ndërkombëtar, promovim të kulturës dhe zhvillim të turizmit.
Totaj ka theksuar se Prizreni po forcon gjithnjë e më shumë praninë e tij në skenën evropiane, duke e konsideruar kulturën dhe turizmin si faktorë të rëndësishëm për bashkëpunim dhe zhvillim të qytetit.
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.