Organizata EC Ma Ndryshe ka ngritur shqetësimin për vazhdimin e ndërhyrjeve të paautorizuara në Qendrën Historike të Prizrenit, duke evidentuar një rast të fundit të intervenimit në fasadën e jashtme të një objekti pa lejet përkatëse.
Sipas reagimit të organizatës, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren ka konfirmuar se pronari i objektit nuk posedon leje për këto ndërhyrje, ndërsa për rastin është njoftuar Inspektorati Komunal.
Po ashtu, Këshilli i Trashëgimisë Kulturore për Qendrën Historike të Prizrenit ka bërë të ditur se nuk ka pranuar asnjë kërkesë për realizimin e këtij aktiviteti.
EC Ma Ndryshe thekson se Ligji për Qendrën Historike të Prizrenit parasheh kufizime të qarta për ndërhyrjet në këtë zonë, me qëllim të ruajtjes së autenticitetit dhe integritetit të trashëgimisë kulturore.
Organizata ka bërë të ditur se është në pritje të përgjigjeve edhe nga institucionet e tjera, lidhur me veprimet që janë ndërmarrë për këtë rast.
Në fund, EC Ma Ndryshe ka rikujtuar se mbrojtja e Qendrës Historike të Prizrenit mbetet përgjegjësi e vazhdueshme institucionale dhe qytetare.
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.