PRIZRENI ME RAJON

Aktivistët e shoqërisë civile në Prizren kërkesë kryetarit Totaj: Gratë në ekzekutiv, zotim që duhet përmbushur

Aktivistët e shoqërisë civile në Prizren kërkesë kryetarit Totaj: Gratë në ekzekutiv, zotim që duhet përmbushur
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Dhjetor 2021, 17:21

Përmes një postimi në facebook, aktivistja e shoqërisë civile në Prizren, Tringa Kasemi, i ka kërkuar publikisht kryetarit të ri të Prizrenit, Shaqir Totaj, që të përmbush zotimin e tij gjatë fushatës zgjedhore për përfshirje të barabartë të grave në ekzekutivin e ri.

Postimi i plotë

Përfaqësimi i grave në ekzekutivin e komunës së Prizrenit vazhdon të mbetet një nga sfidat e shoqërisë prizrenase si rezultat i mos përmbushjes së premtimeve elektorale nga ana e të komunave. Agjenda e përfaqësimit të grave dhe burrave në ekzekutivin e komunës është intensifikuar tek në fushatën elektorale në zgjedhjet lokale 2017 e cila fatmirësisht ka vazhduar edhe në fushatën elektorale të zgjedhjeve të vitit 2021.

Por, përkundër zotimeve në fushatën elektorale të viti 2017 që ekzekutivi i komunës së Prizrenit do të përfaqësohet në mënyrë të barabartë të grave dhe burrave në ekzekutiv (50/50) , ky zotim publik nuk u përmbush në fillim mandati nga ana e ish kryetarit të komunës. Gratë prizrenase u përfaqësuan tek pas dy viteve mandat në qeverisjen e kaluar.

E kaluara e afërt na kë treguar qasje jo të mirë të kryetarëve të komunave pas fitores së zgjedhjeve lokale. Mësimet nga e kaluara, nuk na lejojnë komoditetin që të mos shqetësohemi.

Andaj, përmes kësaj kërkese publike, kërkojmë nga Kryetari i ri i komunës tonë, të përjashtoj qasjen kur premtimet publike nuk janë realizuar. Qysh në start, në rastin e konstituimit të ekipit të drejtorëve të drejtorive komunale, duhet të jetësoj zotimin e tij publik që në qeverisjen lokale, do të përfaqësohen gratë dhe burrat në mënyrë të barabartë (50/50).

Një qeverisje lokale që i duhet Prizrenit, për barazi dhe mundësi të barabarta.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika