Një aksion i Njësisë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren kundër parave false, i zhvilluar gjatë ditës së djeshme rezultoi me arrestimin e dy personave të dyshuar dhe sekuestrimin e mbi 1 mijë e 700 euro. Në media u raportua se dy të dyshuarit që u arrestuan janë B.G 53-vjeçar dhe T.K 45-vjeçar.
Të njëjtit tashmë ndodhen nën masën e ndalimit policor, por njëri prej tyre është riintervistuar lidhur me këtë rast, ndërkohë që janë gjetur edhe një shumë tjetër e të hollave të falsifikuara.
Kështu kanë bërë me dije burimet nga Prokuroria, me ç’rast njoftuan se vlera e parave të sekuestruara deri më tani ka shkuar në 2700 euro, të gjitha në monedha metalike prej 2 euro.





