Zyra për informim publik e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, përmes një komunikate dërguar mediave, njofton se me datën 12 mars 2021, aksioni i policisë në Prizren është realizuar duke u bazuar në Vendimet e Qeverise së Republikës së Kosovës (masat mbrojtëse kundër Virusit Covid 19), dhe me këtë rast policia ka kryer kontrollë në disa lokacione, në lagjen Arbana, në rrugën “Beteja e Pashtrikut” dhe në rrugën “Ismail Kryeziu”, në fshatin Korishë dhe në Landovicë.
Gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave “anti-Covid19” në komunën e Prizrenit, policia ka shqiptuar 68 tiketa për personat të cilët nuk i kanë respektuar këto masa në bazë të ligjit 07/L-006, dhe gjithsej 4 fletë-paraqitje për bizneset e gastronomisë të cilët nuk e kanë respektuar orarin.




