Drejtoria e Inspektorateve në Prizren ka realizuar aksion për lirimin e hapësirave publike nga mallrat e ekspozuara dhe pengesat e vendosura pa leje në rrugë dhe trotuare të qytetit.
Sipas kryetarit të Prizrenit, Shaqir Totaj, ky aksion synon të garantojë qarkullim të lirë dhe të sigurt për këmbësorët, si dhe ta ruajë rendin dhe hapësirat e përbashkëta të qytetit.





