Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, priti në takim Auditorën e Përgjithshme, Vlora Spanca.
Siç bëhet e ditur në njoftim, në fokus të diskutimeve të përbashkëta ndërmjet kryeprokurorit të Shtetit dhe auditorës së Përgjithshme ishte zbatimi sa më efikas i memorandumit të bashkëpunimit ndërinstitucional që ka të bëjë me trajtimin e rasteve të adresuara nga Zyra Kombëtare e Auditimit në institucionin e Prokurorit të Shtetit, në të cilat raste dyshohet se ka elemente të veprave penale, veçanërisht të mashtrimit në financat publike.





