Zyrtarë policorë nga Drejtoria Rajonale Perëndimi e Policisë Kufitare, sot me urdhër të prokurorit kanë realizuar kontroll në dy lokacione në territorin e Suharekës nën dyshimin e zhvillimit të aktiviteteve të kontrabandës me emigrant.
Policia, sot më, 27 maj 2021, në orët e hershme të mëngjesit kanë kryer kontrollin në një lokacion nën dyshimin se aty mund të ketë dëshmi që lidhen me kryerjen e veprës penale ‘kontrabanda me emigrant’.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale: 36 (tridhjetë e gjashtë) pasaporta të RKS-së, një diplomë e kryerjes së Shkollës së Mesme të Lartë (gjimnazit), 22 (njëzet e dy) foto të 6 personave të ndryshëm, një transaksion bankar. I dyshuari nuk është hasur në atë lokacion





