Sot, me datë 4 prill 2021, policia në Prizren duke u angazhuar për zbatimin e masave anticovid19, ka realizuar një numër të konsiderueshëm të aktiviteteve. Në këtë kuadër policia kishte pranuar informacion se disa objekte hoteliere përkatësisht salla të dasmave kanë organizuar ahengje në kundërshtim me masat dhe rekomandimet e IKSHP-së.
Veprimet e policisë ishin të menjëhershme dhe u kryen kontrolla në disa lokacione dhe shqiptuan gjoba në 3 lokale në Prizren me nga 500 euro për bizneset ndërsa per organizatorin nga 200 euro, dhe në Vërmicë inspektorët shqiptuan gjobë në vlerë 500 euro. Si rezultat i kësaj policia shpërndan të gjithe dasmorët dhe ndalon dasmat.





