- Reklama -

Aksion i Antidrogës në Prizren: Sekuestrohen substanca narkotike dhe arrestohen dy persona

Gazeta Sinjali raportoi sot për arrestimin e dy personave në Prizren, të cilët u kapën në flagrancë më substanca narkotike nga njësiti i Antidrogës. Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për dy të rinj, të cilët u kapën në fshatin Lubizhdë. Përveç drogës, Policia iu gjeti edhe armë, dëshmi këto që u sekuestruan në cilësi të provave.

Siç thonë të njëjta burime dy të rinjtë e arrestuar për këtë rast janë V.K, 28-vjeçar dhe A.M, 22-vjeçar, të cilët tashmë ndodhen nën masën e ndalimit policor.

- Reklama -

Sipas informacioneve të para që posedon Sinjali, te dy të dyshuarit është gjetur sasi e substancave narkotike, të llojit marihuanë, ndërkohë që në veturën e tyre janë gjetur edhe thika, shufër metalike, e telefona, që po ashtu janë sekuestruar bashkë me automjetin.

Të njëjtit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku kanë dhënë deklaratat për veprat me të cilat ngarkohen. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, pas përfundimit të procedurave policore, dy të rinjtë janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Nga Vermica në Slloveni: Rruga e suksesit e Bari Pulajt

Në mesin e shumë tregimeve frymëzuese të bashkatdhetarëve tanë...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort