Aksident zingjiror në magjistralen Prishtinë-Prizren, përfshihen katër vetura

PRIZRENI ME RAJONMë pak se 1 min. për lexim
TV Prizreni
Botuar nga: TV Prizreni|Dec 17, 2020
Aksident zingjiror në magjistralen Prishtinë-Prizren, përfshihen katër vetura

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Prishtinë-Prizren, raporton GazetaBlic.

Sipas dëshmitarëve, të cilët kanë dërguar pamje, në këtë aksident zingjiror janë përfshirë katër vetura.

Përveç dëmeve materiale, në këtë përplasje nuk raportohet për persona të lënduar.

Ekipet kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë shkakun e këtij aksidenti.

Ndërkohë, sipas statistikave ditore të PK-së, vetëm gjatë ditës së djeshme në Kosovë kanë ndodhur 32 aksidente, 13 prej tyre kanë rezultuar me persona të lënduar./GazetaBlic

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika