Home PRIZRENI ME RAJON Aksident në rrugën në afërsi të stacionit të autobusëve, reagon qytetari

Aksident në rrugën në afërsi të stacionit të autobusëve, reagon qytetari

0
Aksident në rrugën në afërsi të stacionit të autobusëve, reagon qytetari

Përmes një postimi në facebook, ka reaguar një qytetar prizrenas rreth një aksidenti mes dy veturave, fatmirësisht pa të lënduar, në rrugën unazore në afërsi të stacionit të autobusëve ku janë duke u u zhvilluar punime për rehabilitimin e kësaj rruge.

“Për shkak të ketij aksidenti të lehtë në foto, është bllokuar i tërë komunikacioni për gati një orë. Ironia e krejt kesaj ështê se ky vend është vetem 1 minutë largë stacionit të Policise në Prizren. E di qe ardhja më e shpejtë e policisë me makinë ka qenë e pamundur, pasi rruga ishte totalisht e bllokuar, megjithatë, po të niseshin edhe në këmbë, nuk di t’i bënin me shume se 1 minutë.

Andaj, nëse do të kemi reagime të ngjashme të ngadalshme nga Policia e Prizrenit ndaj çdo bllokimi të rrugës, kjo tregon se do të kemi një sezon të ngjashëm si vitet e kaluara, pra të stërngarkuar.”, ka shkruar qytetari në facebook.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here