PRIZRENI ME RAJON

Aksident në Prizren: Përplasen vetura me një trotinet, 20-vjeçarja përfundon në spital

Aksident në Prizren: Përplasen vetura me një trotinet, 20-vjeçarja përfundon në spital
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Shtator 2022, 16:06

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në mëngjes, në rrugën “Ibrahim Rugova” në komunën e Prizrenit, ku janë përfshirë një veturë dhe një trotinet, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur si pasojë e mosrespektimit të rregullave të komunikacionit.

Si pasojë e aksidentit, personi që ka lëvizur me trotinetin, një 20-vjeçare ka marrë lëndime trupore, për çka ka kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit në Prizren.

Sinjali mëson nga burimet brenda Emergjencës se gjendja shëndetësore e të lënduarës është stabile dhe e njëjta është jashtë rrezikut për jetë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika