PRIZRENI ME RAJON

Aksident në Prizren, lëndohet një motoçiklist

Aksident në Prizren, lëndohet një motoçiklist
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Korrik 2021, 09:22

Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, 15 korrik 2021 rreth orës 13:40  në rrugën Prizren -Vlashnje, me ç’rastë një vetur e tipit Volkswagen “Golf III” është goditur nga një motoçiklistë.

Sipas burimeve të siguruara nga Televizioni i Prizrenit, motoristi me inicjalet B.K. nga Hoça e qytetit të Prizrenit, ka pësuar lëndime edhe është duke u trajtuar në spitalin rajonal të Prizrenit.

Ende nuk dihen se cilat kanë qenë arsyet e shkaktimit të këtij aksidenti. Ekipet përkatëse kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika