Home PRIZRENI ME RAJON Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, vdes një person

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, vdes një person

0
Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, vdes një person

Një person dyshohet se ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili tha se njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Sot, rreth orës 11:25 në autostradën “Ibrahim Rugova”, në kilometrin e 10-të është raportuar se ka ndodhur një aksident trafiku- vet aksident, ku si pasojë dyshohet se një person ka humbur jetën kurse një person tjetër ka pësuar lëndime trupore. Njësitet relevante policore i janë përgjigjur vendit të ngjarjes dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore.

Policia e Kosovës, njëkohësisht “Apelon” te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar, të respektojnë rregullat në trafik dhe të ju përshtaten kushteve të rrugës dhe atyre atmosferike”, tha Kelani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here