PRIZRENI ME RAJON

Aksident në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ afër Vërmicës: Humb jetën një person dhe lëndohen dy të tjerë

Aksident në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ afër Vërmicës: Humb jetën një person dhe lëndohen dy të tjerë
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Janar 2023, 18:06

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, saktësisht në Vërmicë, ku si pasojë ka humbur jetën një person, ndërsa kanë mbetur të lënduar dy të tjerë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante, me ç’rast mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Dy personat e lënduar janë dërguar me urgjencë në spital, ndërsa njësitë policore po kryejnë ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika