Home PRIZRENI ME RAJON Aksident i rëndë në rrugën Prizren-Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në rrugën Prizren-Suharekë, vdes një person

0
Aksident i rëndë në rrugën Prizren-Suharekë, vdes një person

Një person ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident në rrugën Prizren-Suharekë, raporton Express.

Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Në orën 13:09 policia ka marrë informatën për një aksident trafiku në mes të dy veturave në rrugën Prizren-Suharekë. Nga ekipi mjekësor në vendngjarje është konstatuar se një person ka vdekur si pasojë e plagëve të marra në aksident. Për të tjerët ende nuk dihet shkalla e lëndimeve”, ka deklaruar Osmanollaj.

Lexues kanë dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes, ku shihet se njëra nga veturat është rrotulluar dhe ka dalë nga rruga.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here