Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orë 14:33 në rrugën Suharekë-Shtime, konkretisht në fshatin Carralevë, me ç’rast një person ka mbetur i lënduar.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një kamion dhe një automjet “Pick Up”.
![Aksident i rëndë në Duhle, lëndohet një person [VIDEO]](https://assets.tvprizreni.net/uploads/2021/11/aksidenti.webp)
Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orë 14:33 në rrugën Suharekë-Shtime, konkretisht në fshatin Carralevë, me ç’rast një person ka mbetur i lënduar.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një kamion dhe një automjet “Pick Up”.
Lajmin e ka konfirmuar, Shaban Osmanollaj, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit.
“Një aksident mes një kamioni dhe një automjeti pikap ka ndodhur rreth orës 14:30. Një person ka marrë lëndime përveç dëmeve materiale. Personi i lënduar është duke u trajtuar në emergjencë, për momentin nuk kemi informacione se në çfarë gjendje është”, tha Osmanollaj.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.



